Rreth nesh
Klinika Zogu i Parë
Klinika Zogu i Parë ndodhet në zemër të Tiranës në bulevardin nga ku ka marrë edhe emrin.
U krijua në Mars të vitit 2017, themeluar nga një grup ortakesh, ka nisur aktivitetin duke operuar në fushat Ortopedi, Traumatologji, Neurokirurgji dhe Fizioterapi.
Një staf i përbërë nga doktorë profesionstë të huaj dhe vendas, me një eksperiencë të gjatë në këto fusha, iu bashkuan klinikës tonë për të ofruar shërbimet më të mira, për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të dhënë më të mirën për pacientët tanë.
Stafi ynë
Objektivat që orientojnë klinikën tonë janë:
- Të ofrojmë shërbim profesional cilësor, i cili të përfshijë të gjitha moshat, nga fëmijët e vegjël deri te moshat e rritura e të treta.
- Të përkushtohemi në përmirësimin e shëndetit të pacientëve tanë, përmes përkujdesjes mjekësore cilësore.
- Parandalimi i sëmundjeve nëpërmjet diagnostikimit të saktë dhe të përgjegjshëm.
Zgjerimi i departamenteve:
Pas një suksesi të madh, klinika Zogu i Parë ka zgjeruar biznesin e saj duke u fokusuar në fushën e stomatologjisë dhe implantologjisë. Këtu do të gjeni dentistët më profesionistë në treg dhe kirurgët më të mirë të implanteve.
Prej ku edhe ideja e ofrimit të këtij shërbimi jo vetëm për pacientët shqiptarë por edhe per ata nga e gjithë Europa, kryesisht italianë, anglezë dhe francezë. Kështu lindi turizmi dentar në klinikën tonë.
Deri më sot kemi rreth 7000 pacientë, përfshirë vizita, implantologji dentare dhe proteza dentare, në një strukturë prej më shumë se 1000 metrash katrorë, me një staf prej 39 profesionistësh, përfshirë mjekë, asistentë dhe logjistikë.