Departamenti i Implantologjisë
Shërbimet e departamentit të Implantologjisë:
Kirurgjia preimplantare
Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë në gojë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit.
Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsinë me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.
Ngritja e sinuseve maksilare
Ky është një operacion i zakonshëm, i cili kryhet kur trashësia e kockës së nofullës nuk është e mjaftueshme për të lejuar instalimin e një implanti dentar.
Në veçanti, ngritja e nofullës kryhet kur kocka e nofullës është shembur dhe më saktë në rastet e mëposhtme:
- Humbja e molarëve dhe premolarëve të shumtë të nofullës së sipërme
- Probleme gjenetike që rezultojnë në mungesën e disa dhëmbëve
- Humbja e masës kockore pas periodontitit
Proteza Dentare
Protetika është ajo pjesë e odontoiatrisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral. Me termin proteza dentare kuptohet një sërë opsione të trajtimit, ndërmjet të cilave zgjidhet sëbashku me pacientin, duke programuar zgjidhjen më të volitshmen si për nga ana funksionale dhe estetike për të.
Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natural apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën e pacientit që do të thotë që ai mund ta lëvizë atë. Të rejat e fundit (kanë qënë prej vitesh por që janë ekspozuar më së shumti këto 10 vitet e fundit) është që më parë proteza fikse aplikohej vetëm atëhere kur ishin prezent dhëmbët natyrale, ndërsa tani nëpërmjet implantologjisë mund të bëhet edhe tek pacientët që nuk kanë dhëmbë të tyret.
Të reja të tjera janë përbërja e materialeve, të cilat sa vijnë dhe e çojnë estetikisht një protezë më të ngjashme me dhëmbët dhe gingivë natyrale (dissilicato, zirconia, allumina), apo proteza të një precizioni (faseta) të lartë, të cilat lejojnë të mbulojnë pjesën e jashtme të dhëmbëve me një shtresë të hollë qeramike.
Protezat duhet të kenë këto parametra:
- Funksionale: pacienti duhet të ketë një përtypje të mirë dhe funksione artikulare të rregullta (hapje, mbyllja, lateralitet majtas-djathtas, protruzion-retruzion dhe fonetikë korrekte).
- Resistenca: proteza duhet ti rezistojë forcave pertypëse dhe te jetë resistente ndaj likuideve të gojës.
- Jo alergjike: duhet te jetë e përgatitur me materiale që nuk dëmtojnë kavitetin oral.
- Estetike: dhëmbet artificialë duhet te jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë te pacienti në mënyre për të mos alteruar profilin.
Implantologjia
Implantologjia është një degë e stomatologjisë që gjen përdorim të gjerë tek pacientët me humbje të pjesshme ose të plotë të elementeve dentare duke ndihmuar qe pacientët të kenë proteza fikse, si për nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana estetike.
Domethënia e implantologjise është inserimi i vidave në titanium (implante) në strukturën kockore duke simuluar rrënjët natyrore të dhëmbëve.
Ështe provuar klinikisht se 95-98% të impianteve dentare kanë rezultat ekselent. Pas inserimit te impiantit dentar, pacienti i nënshtrohet një faze të dytë duke pritur gjithmone osteointegrimin e impiantit në strukturen kockore.
Pacienti do të përdorë protezën e lëvizshme për të zëvendësuar atë fiksen për një periudhë duke filluar nga 3 deri 6 muaj.
Gjatë kësaj periudhe është parashikuar vendosja e implanteve me një protezë fikse provizore që më vonë do të zëvendësohet nga një proteze fikse definitive.
Mirëpo, në kohët e sotme, teknologjia moderne e impianteve ofron teknikën e implanteve me ngarkim të menjëhershem: kjo teknikë parashikon vetëm një fazë të vetme, ajo e inserimit të implantit në kockë dhe vendosja e kurorave dentare në më pak se 24 orë.
Kirurgjia pre-protezike
Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëjë protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë.
Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.
Rikonstruksion në porcelan
Procedura është shumë e thjeshtë dhe pa dhimbje.
Pasi përgatitet, zgavra skanohet 3D dhe riprodhohet në mënyrë dixhitale në kompjuter.
Më pas mjeku përgatit protezën me matje perfekte duke përdorur një model 3D CAD. E cila i dërgohet një makinerie të posaçme që “shtyp” protezën e personalizuar, duke skalitur porcelanin përmes diamanteve speciale të bluar. Proteza më pas lidhet me dhëmbin me një çimento të veçantë (të përbërë).