Skaner Dentar
Sistemi panoramik i rrezeve X: My Ray (Hyperion x5)
Ekzaminimet e kryera:
- Panoramex totale ose e pjesshme
- Skaner 3D
- Radiografia e sinuseve maksilare 2D dhe 3D
- Radiografia temporomandibulare e TMJ
Koha e ekzaminimit: Maksimumi 10 minuta
Për çfarë shërbejnë?
Panoramex është një ekzaminim radiografik me dozë të ulët që kap të gjithë gojën në një imazh vetëm dy-dimensional duke përfshirë dhëmbët, nofullën e sipërme dhe të poshtme, strukturat dhe indet përreth. Është një mjet i rëndësishëm diagnostikues pasi mund të zbulojë probleme të tilla si; sëmundja periodontale e avancuar, ciste në nofull, dhëmbë të zhdrejtë, çrregullime të nofullës etj.
Skaneri 3D është metoda më e mirë për të studiuar kockën dhe për të parë në detaje përmes prerjeve disa milimetra.
Radiografia 2D dhe 3D e sinusit maksilar përdoret për të diagnostikuar probleme të ndryshme të sinusit si sinusiti, inflamacioni i mukozës së sinuseve dhe shumë më tepër.
Radiografia temporomandibulare TMJ ndihmon në identifikimin e çrregullimeve apo problemeve të këtij artikulacioni.